Mesi, merr çmimin e tetë “Pichichi” në La Liga

Lionel Messi është fitues i çmimit të golashënuesit më të mirë në La Liga në sezonin e kaluar. Për argjentinasin ky është trofeu i tetë (Pichichi) dhe i pestë radhazi, pasi që përfundoi sezonin 2020/21 me 30 gola të shënuara. Argjentinasi fitoi çmimin përpara se të kalonte në verë tek PSZH, pas një kohe të gjatë te Barcelonës.

Argjentinasi Mesi, u paraqit në 35 ndeshje në La Liga, duke regjistruar 30 gola dhe 9 asiste. Golat e Messit erdhën nga gjithsej 196 goditje, 27 nga e majta, një nga e djathta dhe dy nga koka. Tre nga golat erdhën nga penalltia dhe tre nga goditjet e lira.

Në përgjithësi, Mesi shënoi mesatarisht një gol në çdo 101 minutë të sezonit të kaluar në La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button