Shkëndija dorëzon ankesë te FFM për Dejan Jakimovskin

Skuadra e Shkëndijës pas reagimit , ditë më parë për arbitrimin e Dejan Jakimovskit në stadiumin në Çair dhe poashtu edhe mikëpritjen e FC Shkupit në përballjen derbi të javës së 17 në Ligën e Parë të Maqedonisë, ndërsa sot prezantoi edhe një video ku pretendon se Jakimovski ka dëmtuar skuadrën tetovare.
Përcjellim reagimin dhe videon e KF Shkëndija:
“Njoftojmë opinionin e gjerë se KF Shkëndija ka dorëzuar ankesë deri te Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut për mënyrën se si arbitri Jakimovski e referoi ndeshjen e xhiros së 17-të.
Ankesës i është bashkëngjitur edhe një video-dëshmi ku shihet qartë ndarja selektive dhe tendencioze e drejtësisë nga ana e arbitrit Jakimovski. Në video-dëshminë mund të shihen disa nga rastet e dyshimta, por veçohen dy raste:
- Arbitri Jakimovski pa të drejtë dhe duke mos patur asnjë arsye, por me tendencë ndëshkoi me karton të kuq përfaqësuesin e KF Shkëndija. Gjatë momenteve të ndëshkimit me karton të kuq, Jakimovski ofendoi me fjalë fyese përfaqësuesin e klubit tonë.
- Në minutën e 93-të kapiteni Egzon Bejtullai u ndal në mënyrë të palejuar, me gjest tepër jo korrekt dhe jo sportiv nga lojtari me numër 10 i Shkupit, Alvarez. Gjykojmë se Jakimovski në këtë rast duhej të tregonte karton të kuq për lojtarin kundërshtar.”