Fund i pikëlluar, Aguero të mërkurën pensionohet nga futbolli!

Pas problemeve në zemër, argjentinasi Serhio Aguerro, mesa duket ka vendosur të pensionohet para kohe.  E përditshmja spanjolle, “Marca”, raporton se këtë të mërkurë në një ceremoni, Aguero do pensionohet nga futbolli.

Aguero iu bashkua katalunasve verën e kaluar, pas largimit nga Man. Siti, ku është golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Me ardhjen te Barcelona, Aguero pësoi disa lëndime që ndikuan të jetë jashtë fushës për disa muaj dhe t’i shtyhet debutimi.

Në debutim, Aguero arriti të shënoi në “El Clasico”, kundër rivalit të përbetuar, Real Madrid, gol që mesa duket është i pari dhe i fundit për futbollistin në fanellën blaugranase.

LEXO EDHE:

Back to top button