Maqedonia mëson orarin e garave në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ditë më pare, mësoi kundërshtaret për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, Maqedonia do të jetë në grupin e 4 -të të Ligës C, së bashku me Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin, ndërsa sot mësoi edhe orarin e garave.

Sfidën e parë, Maqedonia do të zhvillojë në terrenin e Bullgarisë, më 2 qershor, ndërsa 3 ditë më vonë Maqedonia sërisht do të jetë në transfertë përball Gjibraltarit. Ndërkohë më 9 qershor dhe 12, do të zhvillojë sfidat e para në terrenin vendas, kundër Gjeorgjisë, respektivisht Gibraltarit.

Në ciklin e muajit shtator, Maqedonia më 23 shtator, në transfertë, takohet me Gjeorgjinë, ndërsa 3 ditë më vonë, në Shkup, sfidon Bullgarinë.

LEXO EDHE:

Back to top button