Goxha, triumfon edhe në slalomin e madh

Sofia Goxha, pas triumfit të djeshëm në garën e lëshimit me ski, sot triumfoi edhe në garën e slalomit të madh, që poashtu u zhvillua në “Val D’Izer” të Francës. Ajo erdhi në cak me kohë prej 1 minutë, 19 sekonda e 23 të qindat, duke lënë pas norvegjezen Ragnilld Movinkell në vendin e dytë dhe Elena Kutroni nga Italia në vendin e tretë. Italiania Goxha, me 320 pikë, është lider në këtë konkurencë të garave, para Federika Brinjones në vendin e dytë me 227 pikë. Skiatorja Italiane poashtu prin në renditjen e përgjitshme, me 635 pikë, ose 65 më shumë se amerikania Mikaela Shifrin. /Alsat.mk