Lejkersat vazhdojnë me disfata, Feniks merr kreun në Perëndim

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers vazhdon me disfata në NBA, pasi që u mund përball Çikago Bullsit, me vetëm pesë pikë dallim, pran rezultatit 115-110. Demar Derozan ishte më efikas te vendasit me 38 pikë, ndërsa Lebron Xhejms regjistroi 31 pikë dhe 14 kërcime, të pamjaftueshme që të evitojnë disfatën e dytë radhazi.

Fitore të thellë në këtë rreth ka marrë Feniks Sans, që e ka mposhtur Sharlot Hornetsin, me rezultat 137-106. Në kuadër të kësaj mbrëmjes triumfoi edhe Minesota, që mposhti Dallasin me shifrat 111-105.

Ndërkohë San Antonio Spars po ashtu ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Sakramento Kings me rezultat 121-114, e që me pesë pikë dallim triumfoi Portland Trail Blazers ndaj Memfis Grizlies, 105-100. Me dhjetë pikë epërsi fitoi edhe Detroit Pistons përball Miami Heat me shifrat 100-90.

LEXO EDHE:

Back to top button