72 raste me “Covid 19”, NBA do të ndërpret sezonin?

Drejtuesit e NBA-s janë në dilemë të madhe se a do të vazhdojnë sezonin e ri, pasi që situata me pandeminë “Covid-19” është në rritje e sipër. Aktualisht janë 72 basketbollistë të infektuar apo që janë duke aplikuar protokollin e sigurisë, ndërkohë që 5 ndeshje janë shtyrë, pasi skuadrat kanë nga 6 deri në 8 lojtarë të infektuar.
Pas Çikago Bulls, që shtyu dy ndeshjet e saj, tashmë është Bruklin Nets ka probleme me lojtarët dhe nuk ka numrin minimal të 8 lojtarëve të lejuar për të zhvilluar ndeshjet e NBA-së. E njëjta situatë është edhe me Klivlend Kavaliers, e kthyer në një vatër infeksioni, teksa të dielën janë konfirmuar pozitivë edhe 5 lojtarë të tjerë. Ndërkohë te Toronto dhe Orlando, janë infektuar edhe pjesëtarë të stafit.
NBA i ka bërë më të ashpra masat anti-Covid, duke u dhënë mundësi skuadrave të marrin lojtarë provizorë për të përballuar situatën, ndërsa që janë shtuar edhe testet për “Covid 19”.