Detajet të reja: Profesori që sulmoi nxënësin me boks hekuri, kishte shkaktuar incidente edhe më parë

Gazetar: Miki Trajkovski
Nxënësit e paraleleve shqipe të gjimnazit “Ibrahim Temo”, protestuan para Gjykatës Themelore në Strugë kundër profesorit i cili një ditë më parë me boks hekuri sulmoi një nxënës. Nga Gjykata, nxënësit protestën e vazhduan duke marshuar nëpër Çarshinë e Strugës, shkruan Alsat.
Nga SPB Ohër për Alsat thonë se tashmë është ngritur kallëzim penal kundër profesorit, E.S – 57 vjeç nga Struga, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale- dhunë. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit 8 ditor.
Profesori tashmë është pezulluar me tre muaj për një tjetër ngjarje në të cilën ishte përfshirë.
Alsat ka kontaktuar edhe me familjen e nxënësit të plagosur, nga ku na kanë thënë se janë ende të tronditur dhe se po përgatisin kallëzim penal, ndërsa nxënësi po kurohet në shtëpi./ Alsat.mk