Atmosferë e zbehtë në prag të festave

Vjollca Aliti

Në fundjavën e fundit para Vitit të Ri, qytetarët mbushën rrugët e qendrat tregtare për ta ndjerë sado pak atmosferën festive. Dikush nxitonte për të blerë gjërat e nevojshme për të festuar, ndërsa të tjerët shijonin diellin për një kafe me miq. Të anketuar nga ALSAT shumica thanë se për shkak të pandemisë festat do t’i kalojnë nëpër shtëpitë e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=MyIHIfhDjvI&feature=youtu.be

 “Në shtëpi do të festojmë, edhe për shkak të pandemisë por edhe më sigurt jemi në shtëpi. Me më të afërmit, fëmijët. Jemi përgatitur me kohë, paketat e dhuratave për vitin e ri i kemi bërë gati, t’i shpërndajmë dhe aq. Kemi blerë gjëra ushqimore për në shtëpi, pije etj.”.

 “ Ka kohë edhe një javë, çfarë të përgatitemi? Dhurata po, tani fillova të blej dhurata. Ka shumë për të blerë”.

 “ Nuk do shëtisim askund, do rrimë në shtëpi. Jemi gati, kemi blerë gjithçka na duhet.

 “ Jemi të përgatitur tanimë 3 javë, kemi zbukuruar bredhin kemi blerë dhuratat e vitit të ri, këtë javë presim të na vijë babagjyshi i Vitit të Ri. Në shtëpi do ta presim vitin e ri, kohës së fundit për shkak të pandemisë festojmë në kushte shtëpie”.

 “ Do festojmë në atmosferë shtëpie me miq. Për shkak të pandemisë të them të drejtën rrimë në shtëpi. Jemi përgatitur, shëtisim por më shumë në ambiente të hapura ja me fëmijët për shkak pandemisë”.

Sheshi i kryeqytetit ishte përplot, ndërsa nuk mungonin as baba gjyshërit, të cilët u ankuan se në dy vitet e fundit atmosfera është e zbehtë, ndërsa qytetarët nuk festojnë si më parë.

 “ Nuk ka eufori të vitit të ri, nuk ndjehet fare atmosfera festive. Edhe viti I kaluar ishte I tillë, pandemia e ka bërë të veten si dhe pa mundësia, kjo është. 3:52 Nuk ka të interesuar, dobët është, edhe fotografimi me baba dimrin është dobët. Për dallim nga vitet e kaluara është shumë dobët”.

Për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve në prag të festave, Shkupi është gjysmë i stolisur. Përveç kryeqytetit, këtë vit edhe shumë komuna të tjera të vendit mbetën të pa stolisura.

LEXO EDHE:

Back to top button