Mjekët tregojnë gjërat që nuk duhet t’i harroni gjatë Krishtlindjes

Qëndrimi i shëndetshëm në Krishtlindje nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm.
Ky vit ka disa sfida shtesë, pasi është shfaqur edhe Omicroni dhe kjo do të thotë që duhet të ketë kujdes edhe më të shtuar.
Mjeku Karan Rajan ka dhënë disa këshilla se si të qëndroni të sigurtë gjatë festës së Krishlindjes, shkruan The Sun,.
“Është vërtet e rëndësishme, veçanërisht pasi ne do të mirëpresim më shumë njerëz në shtëpitë tona gjatë Krishtlindjeve, të kujtojmë disa veprime që do t’i mbajnë miqtë dhe familjen tonë të sigurt”.
“Gjëra të thjeshta si hapja e dritareve për të hyrë në ajër të pastër, vendosja e maskës në hapësira të mbyllura, përdorimi i testeve të rrjedhës anësore përpara se të takoheni me të tjerët dhe testimi nëse keni simptoma”.
“Le të qëndrojmë të sigurt këtë sezon festiv”, u shpreh ai.
Ndryshe, ai theksoi se një dozë përforcuese e vaksinës antiCOVID është mbrojtja më e mirë kundër Omicronit, gjë që e tregojnë edhe të dhënat e më hershme që thonë se kjo dozë e shtyn efikasitetin deri në 75 përqind.