Pogba nuk luan për Francën për shkak të Makronit?

Presidenti francez, Emanuel Makron e cilësoi vrasjen e profesorit si një sulm terorist dhe vendosi që karikaturën e profetit Muhamed ta vendoste edhe në ballinat e godinave zyrtare, si një akt sfide dhe duke mbrojtur atë që kishte bërë profesori.
“Uniteti dhe vendosmëria janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të terrorizmit islamik”.
Fjalë të cilat siç raportohet nga media të ndryshme kanë mërzitur tejmase Pol Pogba. Aq sa mesfushori kampion bote, ka menduar të tërhiqet dhe të largohet para kohe nga kombëtarja pasi ai është një praktikant i rregullt i fesë islame. Megjithatë, ende asgjë nuk është e sigurt duke qenë se nuk ka asnjë reagim nga Federata Franceze dhe nga vetë Pol Pogba.