(Pamjet e rralla), luanesha kujdeset për antilopën e vogël në Tanzaninë e egër

Llogaria zyrtare e Parqeve Kombëtare të Tanzanisë në Twitter postoi videon në të cilën shihet një luaneshë duke ecur krah për krah me të voglin sa gjysma e madhësisë së saj, teksa ajo shoqëronte kafshën e vogël për në Parkun Kombëtar Serengeti. Një sjellje e tillë është shumë e pazakontë dhe ka bërë që Pascal Shelutete, zëdhënësi i Autoritetit të Parqeve Kombëtare të Tanzanisë, t’i thotë BBC-së se instinktet e nënës së luaneshës duhet të kenë kapërcyer instinktet e saj natyrore grabitqare.

Çfarë e bën edhe më interesant një fakt të tillë është se luanët janë ‘hipermishngrënës gjeneralist’, që do të thotë se shumica dërrmuese e dietës së tyre përbëhet nga mishi dhe nuk kufizohet në asnjë lloj kafshe. Edhe pse, zebrat dhe antilopat afrikane janë ndër kafshët të shënjestruara më shpesh nga luanët, pasi ato janë më të ngadalta dhe më të lehta për t’u kapur. Luanët e rritur të shëndetshëm duhet të konsumojnë mesatarisht 11-16 kg mish në ditë dhe duke pasur parasysh se është e rrallë që luanët të shijojnë gjueti të suksesshme në natyrë në baza ditore, është shumë e pazakontë të shohësh një nga gjuetarët më të mëdhenj në botë të “humbte” një mundësi për një vakt të lehtë.

LEXO EDHE:

Back to top button