Enis Fazlagiç, nga Zhilina te Vislla Krakov

Enis Fazlagic, do të jetë anëtari i ri i Vislla Krakovit, pasi që skuadra e Zhilinës ka pranuar ofertën e skuadrës polake. Sipas informatave të fundit, për ish futbollistit të Shkëndijës, skuadra e Vislla Krakovit ka paguar 500 mijë euro, ndërsa Zhilina do të përfitojë një përqindje edhe nga transferi i ardhshëm. Fazlagic ishte pjesë e Shkëndijës nga viti 2015 e deri në vitin 2018, kur iu bashkua Zhilinës në Sllovaki.

Mediat në Sllovaki raportojnë se Zhilina ka kërkuar një million euro, për shkak se Visla fillimisht hoqi dorë, duke ditur se në këtë garë është Gallatasarai, që në fund skuadra polake arritën që të bindin sllovakët të shesin mefushorin ofenziv.

Mesfushori është reprezentuesi aktual i Maqedonisë U21, ndërsa ka luajtur për të gjitha kategoritë e përfaqësueses së Maqedonisë dhe është pjesë e gjeneratës me Elif Elmas, Darko Çurlinov, Jani Atanasov, me të cilët siguruan kualifikimet elitare me Maqedoninë U19.

LEXO EDHE:

Back to top button