Entoni Marsial, largohet nga “Old Trafordi” drejt La Ligës

Sulmuesi francez, Entoni Marsial do të largohet nga Mançester Junajtedi. Marsial ishte në focus të vëmendjes në Britaninë e Madhe për gjatë kohëve të fundit, për shkak të mungesës së minutave, derisa trajneri gjerman Ralf Rangnik deklaronte se lojtari nuk ka dashur të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”.
Këto zëra i mohonte Marsial, i cili në këtë situatë u detyrua të kërkojë rrugëdalje dhe ylli francez ka arritur marrëveshje me Seviljën. Sulmuesi do të prezantohet nesër te skuara spanjolle që po ndjek titullin në La Liga.