Vedat Muriqi refuzon skuadrën elitare të Francës

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, ka refuzuar një ofertë për t’iu bashkuar klubit francez, Sent Etien. Sipas “Tuttosport”, futbollisti i Kosovës është në kërkim të një klubi ku mund të luajë, duke qenë se nuk ka hapësira te Lacio.
Klubi nga Ligue 1 ka shprehur interesim për shërbimet e tij, në përpjekje për t’i rritur gjasat për mbijetesë. Mirëpo, Muriqi nuk ka dashur që t’i bashkohet ekipit të Sent Etienit në afatin kalimtar të janarit.
CSKA Moska është përmendur si një prej destinacioneve më të mundshme të 27-vjeçarit, mirëpo akoma nuk ka asgjë konkrete.