Dita e mjaft aktiviteve në tregun e transferimeve

Juventusi pritet të zyrtarizojë blerjen e madhe të Dushan Vlahoviçit. Serbi pritet t’i kushtojë rreth 70 milionë euro Juventusit.

Këtë të premte Barcelona do të zyrtarizojë rikthimin e Adama Traore. Ylli spanjoll do të huazohet deri në fund të sezonit, me mundësi të blerjes së kartonit për 30 milionë euro.

Real Madridi poashtu pritet të ketë zhvillime konkrete për transferimin e Tçoamenit.

Liverpulli është shumë pranë goditjes së madhe, blerjes të yllit kolumbian, Luis Diaz. Ylli i Portos raportohet se ka arritur marrëveshje me “The Reds”.

Interi pas zyrtarizimit të Gosens, sot pritet të ketë konkretizim për Kaisedon nga Xhenova.

Arsenali do ta zyrtarizojë sot blerjen e portierit amerikan, Turner, ndërsa pritet të ketë zhvillime rreth shitjes së Bernd Leno-s.

LEXO EDHE:

Back to top button