Tyson Fury konfirmon përballjen me White: Do të shkatërrohesh!
Kampioni i botës në versionin WBC, Tyson Fury, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka konfirmuar emrin e kundërshtarit të radhës.

Në video shfaqet Fury duke folur për Dylan White. “Mezi pres të godas Dylan White në fytyrë… Stërvituni fort, do të shkatërroheni!”, tha Fury.
👑 The Heavyweight King has spoken… @Tyson_Fury pic.twitter.com/pZ9ELfc5vw
— Frank Warren (@frankwarren_tv) January 27, 2022
Skuadra e tij është duke negociuar me White pasi mposhti në mënyrë mbresëlënëse Diontay Wilder në tetor, dhe vendimi për datën e saktë do të dihet më vonë sot. Kjo ndeshje me gjasë do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës, ndërsa opsioni tjetër është “Principality” në Cardiff. Kjo do të thotë gjithashtu se Anthony Joshua dhe ekipi i tij refuzuan 20 milionë dollarë për të lejuar një revansh me Alexander Usik, kështu që britaniku do të jetë në ring me të.