Evertoni kompleton transferimin e Delle Ali

Një marrëveshje e arritur është zyrtarizuar në orët e hershme të mëngjesit. Skuadra e Everton ka njoftuar edhe zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Totenhamin, për transferimin e mesfushorit anglez, Delle Ali.

“Ne kemi kompletuar nënshkrimin e mesfushorit Dele Alli nga Totenham, në një kontratë për dy vite e gjysmë, deri në qershor të vitit 2024”, thuhet në komunikatë.

Alli kishte humbur vendin e tij te Totenham Spurs, kurse tani me trajnerin e ri , Frenk Lampard në krye të Everton, pritet të ketë hapësira më të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button