VIDEO / Fitore për Brazilin e Argjentinën, “zgjohet” edhe Uruguai

Të martën pas mesnate u zhvilluan 4 ndeshje në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku Argjentina dhe Brazili vazhduan formën e mirë, duke regjistruar fitore të reja, ndërsa ecje pozitive shënon edhe Uruguai.
Në sfidën e parë, kombëtarja e Urugait në mënyrë bindëse dhe me 4-1 mundi Venezuelën. Në këtë drejtim vazhdoi Argjentina dhe Brazili, të cilat shënuan fitore ndaj Kolumbisë (1-0) dhe Paraguait (4-0). Ndërkohë në përballjen e fundit, nuk kishte fitues në mes Peru-s dhe Ekuadorit, të cilët shënuan nga një gol (1-1).
Në renditjen e përgjithshme, kryeson Brazili me 39 pikë, katër më shumë se Argjentina në vendin e dytë, të cilët edhe kanë siguruar kualifikimin në Botërorin “Katar 2022”. Pas tyre është Ekuadori me 25 dhe Uruguai me 22 pikë.