Bashkëpunimi ekonomik me Bullgarinë, Llazarov përmendi një pjesë të projekteve të diskutuara me biznesmenët

Të rinjtë si në Maqedoni ashtu edhe në Bullgari janë në kërkim të një të ardhme më të mirë në vendet e tjera evropiane, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetari i Odës Ekonomike maqedono-bullgare, Kirill Llazarov. Duke zbuluar detaje nga takimi i djeshëm me biznesmenë dhe ekspertët ekonomikë bullgarë, Llazarov tha:
“E theksuam nevojën për përshpejtimin e zhvillimit rajonal mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbajtur të rinjtë, sepse edhe tek ne, edhe atje, regjistrimet tregojnë se jemi shumë më pak se dhjetë vjet më parë. Jo çdo vend mund ta luftojë këtë problem vetëm, por nevojitet qasje rajonale. Ne u fokusuam në ndërtimin sa më të shpejt të Korridorit 8, hapjen e pikave kufitare që i kemi përfunduar, Klepalo, në mënyrë që të zhvillohet potenciali turistik që do të ketë midis Berovës dhe Sandanskit, rajoni në Bullgari”, u shpreh Llazarov./Alsat.mk