Gjokoviç: Më mirë të humbas trofetë, se të marë vaksinën kundër “Covid 19”

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, thotë se më mirë do të humbiste trofetë e ardhshëm të tenisit se sa të detyrohej të merrte një vaksinë kundër “COVID-19”. Gjokoviq, tutje thotë se kjo nuk lidhet me atë se është kundër vaksinës, por, se mbështet të drejtën e një individi për të zgjedhur, shkruan “BBC”.
Gjokoviç u pyet nëse ai do të sakrifikonte pjesëmarrjen në gara të tilla si “Uimbëlldon” dhe “Frenç Open” për qëndrimin e tij ndaj vaksinës.
“Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj,” tha tenisti serb.
20 herë fituesi i Grand Slam-it u deportua nga Australia muajin e kaluar, pasi qeveria ia anuloi vizën me radhë për shkak të vaksinës.
Gjokoviç potencoi se ai kishte marrë leje mjekësore për të hyrë dhe për të luajtur në “Australian Open” pasi ishte shëruar së fundmi nga “COVID-19”.
Megjithatë, ministri i Imigracionit të Austalisë, Aleks Hauk, i anuloi personalisht vizën 34-vjeçarit, me arsyetimin se prania e tij mund të nxiste “trazira civile” dhe të nxiste njerëzit kundër vaksinimit.
“Unë kurrë nuk kam qenë kundër vaksinimit, unë gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendosni në trupin tua, ” i tha ai BBC-së, duke konfirmuar se ai kishte bërë vaksina si fëmijë.