“Lidhja Ndërkombëtare”, Remenski nuk dëshmoi

Gazetar: Igor Stefanovski
Ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski nuk dha deklaratë mbrojtëse për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, shkruan Alsat.
Këtë vendim e mori për shkak se siç tha nuk janë prezantuar dëshmitë e mbrojtjes. Remenski akuzohet se e ka ndihmuar Bojan Jovanovskin i njohur si Boki 13 në mashtrimin e një biznesmeni për ndërtim të supozuar të shtëpive për pleq nga Lidhja Ndërkombëtare.
“Përfaqësues të pushtetit lokal dhe ekzekutiv që kanë pasur autorizime konkrete, indirekte, direkte, me shkrim, gojarisht, kanë komunikuar me Lidhjen Ndërkombëtare, ajo nuk jam unë në këtë rast dhe se ndonjë përshtypje subjektive nuk mund të krijojë person nga pushteti ekzekutiv. Përkundrazi, ajo përshtypje tashmë ka qenë e krijuar, nëse ka pasur diçka të tillë”, deklaroi Frosina Remenski- e akuzuar.
https://youtu.be/luCm2P-LjJU
Avokatja e subjektit të akuzuar juridik “Lidhja Ndërkombëtare” në paraqitjen e saj para gjykatës tha se nuk ka elemente të veprës penale, por se është proces për para Gjykatës Civile.
“Edhe pse është lëndë që është në fazë të procedurës dëshmuese, unë si përfaqësuese e personit juridik “Lidhja Ndërkombëtare”, në gjykatë, edhe tani mbeten në qëndrimin se në veprimet e saj, përkatësisht në kontratat dhe para-kontratat që janë bërë në emër dhe në llogari të personit juridik, nuk ka asnjë dëshmi se bëhet fjalë për vepër penale”, tha Ivanka Jakimovska- avokate e “Lidhjes Ndërkombëtare”.
Me kërkesë të gjykatës, dëshmi shtesë dorëzuan edhe Prokuroria edhe mbrojtja. Boki 13 propozoi komunikimet nga “WhatsApp-i” me ish politikanë të pushtetit të prezantohen si dëshmi shtesë dhe si dëshmitarë i ftoi Zaevin, Kiracovskin, Petrovskën, por edhe dy prokurorët Ruskovskën dhe Panoskin.
“Gjykimi për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” do të vazhdojë të premten e ardhshme. Atëherë, gjykata duhet të vendosë nëse do t’i pranojë dëshmitë shtesë të mbrojtjes”./Alsat.mk