Kurti: Për Manastirin e Deçanit duhet të ketë dialog

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nga dialogu Kosovë-serbi nuk duhet të përfitojë Serbia si shtet por duhet të adresohen kërkesat e serbëve të Kosovës.

“Ne nuk jemi kundër atyre por është Serbia kundër nesh. Edhe faktori ndërkombëtar është duke u bindur se ne jemi kreativ dhe në rrugë të drejtë”, tha Kurti në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës.

I pyetur rreth kërkesës e SHBA-ve që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, Kurti konsideron se vendimet që janë marr nga regjimi i Millosheviqit nuk duhet të pranoheshin si qeverisje të zakonshme demokratike.
“Ne kemi rezervën tonë për vendimet e regjimit të Millosheviqit, të cilat çuditërisht janë pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila e ka trajtuar sikurse lëndët tjera”, tha Kurti për të shtuar se për Manastirin e Deçanit kanë nevojë që të trajtohen në dialog.

LEXO EDHE:

Back to top button