Fenerbahçe mundet në Stamboll, PSV dhe Rapidi me epërsi minimale

Skuadra e Fenerbahçe ishte favorite e madhe në letër, por në fushë pësoi goditje të rëndë nga skuadra çeke, Slavia e Pragës. Mysafrët shënuan fitore me rezultat 3:2. Futbollistët Traore (45′), Dorley (62′) e Lingr (54′) shënuan për Slavian dhe Pelkas (58′) e Kadioglu (83’) për Fenerbahçen. Shqiptari nga Kosova, Mërgim Berisha, u paraqit në dy minutat e fundit për Fenerbahçen.

Në përbaljet e tjera, PSV ka marrë një fitore minimale, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj ekipit të Makabi Tel Aviv. Holandezët ia dolën që të merrnin avantazhin që në minutën e 11’, me Gakpo që realizoi pas asistit të dhënë nga Mauro Junior.

Rapid Viena ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit të Viteses. Pjesa e parë e takimit ishte goxha intensive, me vendasit që realizuan të shënonin dy herë. Goli i parë i këtij fraksioni u realizuar që në minutën e parë nga Druijf, ndërsa vetëm 15 minuta më pas ishte Grahocvac, që dyfishoi rezultati për ekipin austriak. Pjesa e dytë solli vetëm një gol dhe Vitese shënoi në minutën e 74’ me Openda, për të ulur në këtë mënyrë diferencën e golave.

LEXO EDHE:

Back to top button