Gjorgjevski: Patriarku Ekumenik dëshiron të jetë një arbitër kyç mes KOM-it dhe KOS-it

Për gazetarin Branko Gjorgjevski, inkurajuesе në procesin e marrjes së autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) është fakti se Patriarku Ekumenik shpreh qëndrimin e tij për të qenë arbitër në procesin, që është zhvilluar ndërmjet Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Serbe për një kohë të gjatë.
Patriarku Ekumenik është ekspozuar ndaj akuzave të rënda, por mendoj se kjo tregon se ai nuk ka frikë dhe nuk ndryshon mendje, se kërkesa jonë është në procedurë. Fakti që ai insiston në takimin në Stamboll me Kishën Ortodokse Maqedonase dhe Serbe tregon se ai dëshiron të jetë arbitri kryesor në të gjithë mosmarrëveshjen”, tha Gjorgjevski.