Për momentin nuk ka ndonjë dritare për zgjidhjen e çështjes me kishën e Maqedoni, thotë njohësi i politikave kishtare

Andrea Bogdanovski, student i doktoraturës në Universitetin e Bekingemit në temën, politika kishtare, thotë se nuk sheh asnjë dritare për zgjidhje të shpejtë të çështjes së kishës maqedonase. Siç sqaron ai, aktualisht në Partiarkanën Ekumenike ku duhet të merret një vendim i tillë ndikojnë disa faktorë botërorë dhe rajonalë.
“Moska ndjek çdo hap të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), sepse e lidh atë me çështjen ukrainase për të delegjitimuar më tej përpjekjet e KOM-it për të fituar autoqefalinë dhe me të vetmin qëllim ta zgjidh çështjen kishtare të imponuar nga krijimi i Kishës së re Ortodokse në Ukrainë. Bëhet fjalë për lëvizje gjeopolitike,” thotë Bogdanovski.