Pasuria e Bujar Osmanit – Me kredi dhe në shtëpi të prindërve, posedon vetëm një veturë
Pasuria e Bujar Osmanit – Me kredi dhe në shpi të prindërve, posedon vetëm një veturë

Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Listën anketuese në komisionin Antikorrupsion, në emër të tij ka paraqitur vetëm një veturë të tipit “Audi A6” model 2004/2013, një kredi dhe një huamarrje, shkruan Alsat.
Ndërkohë ka paraqitur dhe pagën e bashkëshortes në vlerë prej 53.426.00 denarë dhe veturën e saj “Opel corsa”, model i vitit 2004/2017. Megjithatë Osmani në emër të prindërve ka paraqitur një shtëpi me oborr prej 400 metra katrorë në Shkup si dhe pensionin e tyre në vlerë prej 17.000 denarëve./ Alsat.mk