Qeveria i ka kufizuar marzhet në disa çmime të shitjes

Qeveria i ka kufizuar marzhet në disa çmime të shitjes

Gazetar: Ile Petreski

Qeveria ka kufizuar marzhat e çmimeve shitëse me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore bazë, shkruan Alsat.

Fitimet e tregtarëve në shumicë janë të çimentuara me 5 për qind dhe në pakicë me 10.

Në negociatat me tregtarët dhe industrinë përpunuese, u vendos që ato produkte të cilave u ngrinë çmimi, tani të kenë një marzhë të kufizuar. Bëhet fjalë për disa produkte

“buka, sheqeri, kripa, mielli – tip 400, vaj luledielli i papërpunuar dhe vaj luledielli për gatim, qumështi i përhershëm me përmbajtje yndyre 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishi i freskët dhe prodhimet e mishit, djathë dhe gjizë, oriz, vezë, makarona, grurë dhe pemë e perime”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Biznesmenët e kërkuan këtë masë edhe para Vitit të Ri kur ishin kundër ngrirjes së çmimeve. Por, tani thonë se ka shumë paqartësi për masën e re.

“E, ata që prodhojnë dhe janë prodhues, disa nga ata që prodhojnë produkte bazë i shesin në zinxhirë tregjesh. Disa kanë shitjet e tyre. Si do të funksionojë kur kompania shet disa nga produktet në tregun përkatës, dhe ai më pas krijon marzhin e tij të cilin ia shet konsumatorit përfundimtar?”, u shpreh Goran Georgievski, kryetar i Odës bujqësore pranë LOE-së.

Megjithatë, kompanitë që nuk respektojnë këtë vendim do të gjobiten sipas madhësisë së kompanisë. Më e larta është 10 mijë euro.

Masa e kufirit të marzhit do të jetë e vlefshme deri më 31 maj të këtij viti.

Ndryshe, nga 4 dhjetori, produktet bazë ushqimore janë shitur me çmime të ngrira, por Enti i Statistikave ka vërejtur se në periudhën e kaluar çmimet e atyre produkteve janë rritur./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button