VIDEO / Foden thyen mbrojtjen e fortë të Evertonit

Man. Siti ka fituar tri pikë të mëdha në garën për titullin e kampionit në Premier Ligë. ‘Citizens’ kanë dominuar ndeshjen ndaj Everton, por fitorja e tyre ishte minimale 0:1.
Pjesa e parë e takimit pa një Everton të organizuar në mënyrë perfektë, që nuk i linte hapësira liderëve të ligës. Por, në pjesën e dytë presioni u shtua. Siti krijoi rast pas rasti në pjesën e dytë, deri kur në minutën e 81’, Fil Foden shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Everton, për të dërguar topin pas shpinës së Pikfordit.
Kampionët në fuqi shkojnë tashmë me 66 pikë në krye të tabelës, gjashtë pikë më shumë se sa Liverpuli që kanë një lojë më pak në pozitën e dytë. Everton mbetet me 22 pikë në pozitën e 17-të.