Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, por me intensitet më të ulët

Gazetar: Isuf Kadriu
Në shumë rajone të Ukrainës kanë zhvilluar luftime, por me intensitet më të ulët në krahasim me dy ditët e fundit, shkruan Alsat.
Në rrjetet sociale por edhe mediat ndërkombëtare po shfaqen pamje të tmerrshme nga zonat e luftimet, në veçanti në periferi e Kievit. Forcat ruse siç bëhet e ditur kanë pësuar humbje të mëdha. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shkatërrimin e një kolonë të mekanizuar të ushtrisë ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njofton për mbi 5.300 ushtarë rus të vrarë si dhe rrëzimin e 29 avionëve, 29 helikopterëve 191 tankeve, 816 automjete të tjera të blinduara si dhe sisteme raketore.
Rusia ka pranuar për herë të parë humbjen por ka thënë se humbjen në anën e Ukrainës janë shumë here më të mëdha.
Ukrainasit i kanë treguar botës se kush jemi ne, ndërsa Rusia ka treguar se në çfarë është shndërruar. Çdo krim, çdo granatim nga pushtuesi vetëm na bashkon më shumë”, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski duke bërë thirrje ushtarëve rusë që t’i dorëzojnë armët.
“Braktisni pajisjet tuaja! Largohuni nga këtu! Mos u besoni komandantëve tuaj! Mos u besoni propaganduesve tuaj! Thjesht, shpëtoni jetën tuaj”, tha Volodymir Zelensky, President i Ukrainës.
Në mediat ndërkombëtare janë shfaqur edhe pamje të shumta më ushtarë rus të zënë rob, përfshirë edhe pjesëtar të njësiteve elitare.
Ndërkohë popullata ukrainase po i përgjigjet thirrjes së presidentit Zelenski për mobilizim të përgjithshëm.
“Rusia është një përdhunuese dhe ekstremiste ndërkombëtare. Gangsterë, të cilët nuk kanë nder dhe ndërgjegje. Nëse (presidenti rus Vladimir) Putin nuk kujdeset për qytetarët e tij, aq më shumë arsye pse ai mund të kursejë të huajt. Njerëzit për të janë vetëm mbeturina , si njerëzit e tij ashtu edhe të huajt”, deklaroi një rezervist ukrainas.
Luftimet të ashpra janë zhvilluar edhe në rajone tjera, përskaj paralagjeve të Kiveit dhe qytetit të dytë më të madh, Kharkiv. Ministria e Urgjencës e Ukrainës publikoi një video që tregon ndërtesa të shkatërruar në Çernihiv, në vendbanim i Ukrainës pranë kufirit me Rusinë./Alsat.mk