Reagime të shumta për sulmin në centralin bërthamor në Ukrainë
Reagime të shumta për sulmin në centralin bërthamor në Ukrainë

Gazetare: Fatlume Dervishi
Presidenti i SHBA Xho Bajden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zones së centralit bërthamor, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të pushojnë menjëherë”, shkruan Alsat.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson tha se sulmi “i pamatur” mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”.
Të tre liderët folën me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski në telefon pas sulmit që Rusia bëri në orët e para të së premtes në centralin bërthamor Zaporizhzhia në qytetin Enerhodar. Ministrat e Punëve të Jashtme u mblodhën në mesditë në selinë e NATO-s në Bruksel për një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut.
Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, si dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Xhozef Borrell.
“Mendoj se është e rëndësishme të zbatojmë Mekanizmin e Moslës dhe të dërgojmë një mision, të shohim se cilat janë aktet që mund të konsiderohen krime lufte dhe sërish, mendoj se është momenti në të cilin duhet të jemi të bashkuar. Ky është një moment kritik në historinë e Evropës”, tha Xhozef Borell, shef i diplomacisë së Bashkimit Evropian.
“Padyshim, ne dënojme një atak kaq skandaloz që vendos në rrezik sigurinë dhe shëndetësin e njerëzve, jo vetëm në qytet por në të gjithë rajonin”, u shpreh Melani Gjoli, ministre e punëve të Jashtme e Kanadasë.
Kanadaja ka vendosur të fillojë peticion në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve.
“Ne mendojmë se Rusia duhet të gjykohet për krime kundër njerëzit dhe krime lufte”, shtoi tutje Gjoli.
“Personalisht mendoj se është koh të bisedojmë për sanksione në sektorin e energjisë. Mendoj se Rusia akoma mund ta financojë luftën e saj duke blerë gaz dhe naftë”, tha Edgars Rinkevish, ministër i Jashtëm i Letonisë.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin në centralin bërthamor siguria e të cilit duhet të garantohet”, pohoi Jean Yves Le Drian, ministër i punëve të Jashtme I Francës.
Edhe Kina e cila ka abstenuar në votimet në Kombet e Bashkuara për sanksionimin e Rusisë dhe kërkesën për tërheqjen e trupave ruse thotë se është “seriozisht e shqetësuar për sigurinë dhe sigurinë” e objekteve bërthamore në Ukrainë pas një zjarri në centralin më të madh bërthamor të Evropës, i ndezur nga zjarri i artilerisë ruse.
Ajo “u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara të ruajnë qetësinë dhe përmbajtjen, të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të sigurojnë sigurinë e bërthamës. objektet në fjalë”./ Alsat.mk