Federata Ndërkombëtare e Xhudos largon Putinin nga ky sport

Presidenti rus Vladimir Putin dhe oligarku Arkadi Rotenberg, janë larguar nga të gjitha pozitat e tyre në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).

Në kumtesën e IJF-së, thuhet se këto dy persona janë shkarkuar nga detyrat e tyre. Kujtojmë se vendimi vjen pasi IJF njoftoi se e ka pezulluar rolin e Putinit, si president nderi muajin e kaluar, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos konfirmon se “Vladimir Putin dhe Arkadi Rotenberg janë larguar nga të gjitha pozicionet në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos”.

IJF është një nga një sërë organesh qeverisëse që i kanë hequr Putinit titujt e nderit sportiv që nga shpërthimi i luftës.

LEXO EDHE:

Back to top button