VMRO: Të pranohet urgjentisht masa për uljen e akcizës te derivatet e naftës për 50%

VMRO: Të pranohet urgjentisht masa për uljen e akcizës te derivatet e naftës për 50%

VMRO-DPMNE kërkon të pranohet propozimi i tyre që për 50% të zvogëlohet akciza për derivatet e naftës.

“Qeveria LSDM dhe BDI së pari na bindte se nuk do të ketë shtrenjtim. Më tragjike është se qeveria lavdërohet se ka pasur informacione për krizën para 4 muajve, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar’, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, shtrenjtimi i fundit i derivateve të naftës u shtrenjtuan për 80% dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e transportit, ushqimit, shërbimit dhe prodhime.

“VMRO-DPMNE kërkon urgjentisht të pranohet masa për uljen e akcizës te derivatet e naftës për 50% me çka dizelli do të lirohet për 9.5% denarë dhe benzina për 13 denarë”, thonë nga kjo parti.

LEXO EDHE:

Back to top button