VIDEO / Barcelona barazon me Gallatasarain, goleda në Bergamo

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më shumë sesa një barazim pa gola në ‘Camp Nou’, përball skuadrës së Gallatasarait, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Europa. Katalanët kishin iniciativën, por skuadra turke ishte mirë e pozicionuar taktikisht dhe lejuan fare pak hapësira për vendasit. Barcelona pati mundësinë më të mirë me anë të Frenkie de Jong në pjesën e dytë, por holandezi ishte i pafat me topin që përfundoi në shtyllë.
Gallatasarai në anën tjetër gjetën një herë golin me anë të Gomis, por sulmuesi ishte në pozitë jashtë loje paraprakisht. Për biletën e çerekfinales, Barcelona dhe Gallatasarai do të përcaktojnë gjithçka në Stamboll, në ndeshjen e kthimit pas një jave
Skuadra e Atalanta ka marrë fitore me rezultatin 3:2, në shtëpi kundër Bajer Leverkuzenit. Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi. ‘Aspirinat’ zhbllokuan rezultatin me anë të Aranguiz, në minutën e 11’. Atalanta gjeti golin brenda dy minutave (23’, 25’) për të përmbysur gjithçka me anë të Malinovsky dhe Luis Muriel.
Muriel gjeti golin edhe në fillimin e pjesës së dytë (49’), për të çuar shifrat në 3:1 në favor të italianëve. Gjermanët reaguan edhe një herë, me anë të Diaby në minutën e 63’, por nuk arritën më shumë se kaq.
Atalanta dhe Leverkusen do të përballen pas një jave në ‘BayArena’ për të caktuar skuadrën që kalon tutje në Ligën Evropa.
Në përballjet e tjera, Braga mundi Monakon me 2-0, ndërsa Renxhersi demoloi skuadrën serbe të Crvena Zvezdës me 3-0.