Vritet një polic në Mitrovicë

Një polic ka mbetur i vrarë me armë zjarri sot paradite në fshatin Cernushë të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, polici mund të ketë qëlluar veten aksidentalisht me armë, gjatë ushtrimeve të gjuajtjes në poligonin e Cërnushës.
Mësohet se polici ishte nga stacioni policor në veri të Mitrovicës.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë përgjegjësit e policisë në veri në lidhje me rastin, por ata nuk janë përgjigjur.