Zhezhov: Rehabilitimi post kovid përfshin 21 ditë
Zhezhov: Rehabilitimi post kovid përfshin 21 ditë

Në emisionin “Pasqyra e Shëndetit, në Alsat, është diskutuar rreth rehabilitimit post covid, ku fizioterapeuti Ilija Zhezhov tha se te pacientët zakonisht kryejmë kontrolle fizioterapeutike në fillim, që të shohim gjendjen shëndetësore, në çfarë stadium është pacienti pasi lëshohet nga klinika.
“Te pacientët zakonisht kryejmë kontrolle fizioterapeutike në fillim, që të shohim gjendjen shëndetësore, në çfarë stadium është pacienti pasi lëshohet nga klinika. Dhe në bazë të asaj nëse ka qenë në mbështetje me oksigjen apo jo, dhe çfarë pasoja ka shkaktuar kovidi. Nga vetë kontrolli terapeutik do të konstatojmë gjendjen, atëherë bëjmë plane dhe programe, sa terapi të duhura nevojiten për pacientin që përsëri të kthehet ne funksionalitetit normal dhe ta bëjmë atë të aftë dhe të funksionojë normal”, tha Zhezhov.
Ai gjithashtu shtoi se më shpesh rehabilitimi post kovid përfshin 21 ditë rehabilitim, ku fizioterapeuti me një protokoll, plan dhe program të duhur përgatit atë program që zbatohet në tre segmente të caktuara, në tre faza.
“Pas lëshimit nga klinika, varësisht nga ajo se çfarë pasoja ka lënë kovidi të pacienti, më shpesh rehabilitimi post kovid përfshin 21 ditë rehabiliti, ku fizioterapeuti me një protokoll, plan dhe program të duhur përgatit atë program që zbatohet në tre segmente të caktuara, në tre faza. Faza e parë janë ushtrimet për sistemin respirator. Në fazën e dytë janë masazhet dhe në fazën e tretë përfshihen dhe kineziterapia, janë ushtrimet individuale dhe këtu do të fusja dhe trajnimin për ecje, që e përgatit pacientin ngadalë të fillojë të ecë. Me vetë cje, atëherë di të plogështohet, të ketë pasoja, të ketë marramendje një kohë më të gjatë”, tha Zhezhov. /Alsat.mk
https://www.youtube.com/watch?v=aRWticMz7Pk