Kryetarët e degëve nuk pranojnë dorëheqjen e Bashës

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Kombinat, Mat dhe Dibër nuk kanë rënë dakord me dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.
Ata janë shprehur se ndihen të tradhtuar, teksa kanë kërkuar edhe shpjegime se pse Basha vendosi të hedhë një hap pas, duke dhënë dorëheqjen.
Lulzim Basha njoftoi më herët dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të PD-së, për të cilën tha se nuk e bën për arsye personale, por për shkak të krizës së thellë në të cilën ndodhet partia.