Reagon Serbia, pasi Lituania kërkoi që shtetet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, t’ju vendosen atyre të njëjtat

Reagon Serbia, pasi Lituania kërkoi që shtetet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, t’ju vendosen atyre të njëjtat

Ministi i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vlerësuar sot se “kërcënimet” e ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Gabriel Landsbergis, që tha se vendet që nuk i vënë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të mund vet të sanksionoheshin “duke i cilësuar si budallallëqe”.

“Budallallëqe, pasi që ministria lituaneze po harron që serbët nuk sulmojnë miqtë dhe nuk duan të shantazhohen, pasi as Bashkimi Evropian nuk i ka vënë sanksionet gazit e naftës ruse”, ka thënë Vulin, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se nëse “kërcënimet” lituaneze janë gjuha e Bashkimit Evropian, atëherë anëtarësimi i Serbisë në BE është “akoma më larg sesa që ka menduar të jetë”.

“Ministri lituanez i Punëve të Jashtme do të dëshironte që Serbinë ta mbajë peng dhe ta detyrojë që luftërat e huaja t’i konsideroj si të saj. Serbia zgjedh vet miqtë e saj”, shtoi Vulin që konsiderohet si njeri shumë i afërt i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, ka deklaruar se vendet që po ndihmojnë Rusinë në tejkalimin e sanksioneve, do të duhej “që t’ju bëhet me dije se ato sanksione mund t’ju vihen atyre”.

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe i dyti në Evropë pas Bjellorusisë, dy shtete këto që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës. /

LEXO EDHE:

Back to top button