Raportimi i Alsat për “rafinerinë” ilegale – Inspektorët shtetëror konstatojnë se objekti nuk ka leje për punë

Raportimi i Alsat për “rafinerinë” ilegale - Inspektorët shtetëror konstatojnë se objekti nuk ka leje për punë

Gazetar: Adnan Qaili

Pasi nuk u hapën derën, Inspektorët u detyruan të ngjiten në terasën e shtëpisë së fqinjit që të vërtetojnë gjendjen faktike të uzinës së përpunimit të vajit të djegur në fshatin Kostërnik të Kumanovës, shkruan Alsat.

“Vetëm pak metra nga shtëpia e parë e fshatit një uzinë për përpunimin e vajit të djegur motorik po zhvillon aktivitet ilegal. Përderisa inspektorët shtetëror të ambientit jetësor ishin dhe trokitën në derën e kësaj uzine askush nuk e hapi derën, ndërkohë aty brenda shihet se ka edhe persona që punojnë”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Në pritje prej dy orësh ishte edhe ekipi i Tv Alsat, që denoncoi rastin se një veprimtari e dyshimtë ilegale po zhvillohet në afërsi të vendbanimit pa asnjë dokument për punë. Inspektorët shtetëror në koordinim me zyrën e tyre thanë se janë të detyruar të kërkojnë ndihmën e policisë me urdhër të gjykatës. Ata thanë se po zbatojnë një inspektim të jashtëzakonshëm me kërkesë të Ministrisë së mjedisit jetësor.

“Nuk ka asnjë dokument apo leje nga Ministria ekologjisë apo nga Komuna e Kumanovës. Ne si inspektor shtetëror duhet të bëjmë mbikëqyrje, përderisa na pamundësohet jemi të detyruar të kërkojmë urdhëresë të gjykatës dhe shoqërim të policisë që të hymë për të parë konkretisht cili është qëllimi, për çfarë veprimtarie bëhet fjalë dhe çfarë duan të bëjnë në këtë objekt”, tha Pejo Kirovski, Inspektor shtetëror i ambientit jetësor.

Inspektorët thanë se në afërsi të vendbanimit është e pamundur të merret leje, sidomos kur në debatin publik që do të marrin pjesë vetë banorët me ankesat e tyre mund ta bllokojnë punën e uzinës.

Alsat posedon procesverbalin, ku dje Inspektorati komunal konstatoi që uzina nuk ka leje për atë punë.

“Në rastin kur kryen veprimtari pa leje, gjobat janë të mëdha në varësi të kapacitetit të firmës, që janë të ndara të vogla, të mesme dhe të mëdha. Në bazë të kategorizimit dënimet janë 9,000-140,000 euro”, theksoi Pejo Kirovski, Inspektor shtetëror i ambientit jetësor.

Ky paralajmërim i inspektorëve nga terreni bëri që pronari të bëhet i gjallë brenda pak minutash dhe të vijë në uzinë për tu hapur dyert. Kjo sipas banorëve ngjall dyshimet se dikush në institucionet kompetente e mbanë të informuar investitorin për çdo hap të organeve mbikëqyrëse në terren. Madje, gjatë gjithë ditës një makinë e zezë me xhama të errët ka lëvizur rreth fshatit.

Banorët thonë se nuk do të heqin dorë nga zhbërja e kësaj uzine që sipas tyre ka ngufatur me erë të rëndë prej tri javës punë.

Përveç erës dhe tymit kancerogjen, banorët ankohen se kjo uzinë po helmon edhe tokën e tyre që ka shtrirë gypin ilegalisht për të shkarkuar mbetjet e derivateve të vajit në lumin e fshatit Kostërnik./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button