Ukraina paralajmëron për provokime të mundshme të Rusisë në Moldavi
Ukraina paralajmëron për provokime të mundshme të Rusisë në Moldavi

Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se ushtria ruse do të kryejë “provokime” edhe në Moldavi. Akuza vjen gati 2 muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.
Sipas ushtrisë ukrainase, rusët mund të kryejnë “veprimeve provokuese” në rajonin e Transnistrias, ku separatistët kërkojnë pavarësi nga Moldavia, në mënyrë që të akuzojnë Ukrainën se po kryen agresion ndaj një shteti fqinj.
Në raportimin e përditshëm, ushtria ukrainase tha gjithashtu se forcat ruse do të vijojnë të godasin infrastrukturën e Ukrainës, në mënyrë që të pengojnë futjen e mallrave në vend.
Gjithashtu Ukraina thotë se forcat ruse kanë sulmuar edhe impiantin Azovstal në Mariupol, ndër më të mëdhenjtë në vend për përpunimin e hekurit dhe çelikut.