Haradinaj: Sulmet mbi policinë, janë alarm për të gjithë

Haradinaj: Sulmet mbi policinë, janë alarm për të gjithë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmeve mbi policinë që ndodhën në veri.

Haradinaj ka thënë se krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike, ai i rrezikon të gjithë qytetarët.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë. Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka bërë thirrje për distancim nga krimi dhe bashkim në luftën kundër tij.

“Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, ka përfunduar Haradinaj.

LEXO EDHE:

Back to top button