Vdiq ylli i muzikës hip-hop, DJ Kay Slay

Legjenda e muzikës hip-hop, DJ Kay Slay, ka vdekur katër muaj pasi u hospitalizua si pasojë e COVID-19. Ai ishte vetëm 55-vjeçar.
Lajmi i hidhur u bë i ditur nga Van Silk, i cili e konfirmoi se Kay Slay vdiq të dielën (18 prill).
“Skena e hip-hopit e ka humbur një thesar. Vëllai im i dashur ka vdekur. Unë e njoh atë nga mosha 16-vjeçare. E kisha si vëlla të vogël. Gjatë vjetëve e kam prezantuar atë me shumë artistë dhe kemi realizuar shumë projekte së bashku. Bota e ka humbur një person të dedikuar ndaj kulturës së hip-hopit. Do të na mungojë shumë të gjithëve”, thuhej në deklaratën e tij.
Në muajin janar, vëllai i DJ Kay Slay i përditësoi fansat rreth gjendjes së tij shëndetësore, kjo pasi artisti nga New Yorku ishte hospitalizuar si pasojë e COVID-19, raportoi portali “NME”.
Ende nuk është konfirmuar shkaktari i saktë i vdekjes së DJ Kay Slay, por është e qartë se kishte pësuar pasoja të rënda nga koronavirusi.