Derbi i Londrës i takon Arsenalit

Derbi i Londrës i takon Arsenalit

Arsenali ka dalë me tre pikë të plota nga ballafaqimi me Chelsean në derbin e Londrës të zhvilluar në “Stamford Bridge” dhe që ishte i vlefshëm për xhiron e 33-të në Premier Ligë.

Pesë gola u shënuan në këtë ndeshje spektakolare dhe skuadra e Mikel Artetas doli triumfuese me rezultat 4-2, transmeton KosovaPress.

Në minutën e 13’ Nketiah e kaloi Arsenalin në epërsi, por Chelsea reagoi shpejtë duke barazuar shifrat katër minuta më vonë dhe realizues ishte Timmo Ëerner.

Pjesa e parë solli edhe dy gola të tjerë me Smith Rover që riktheu epërsinë e “Topçinjve” në minutën e 27’, por Azpilicueta barazoi 2-2 në minutën e 32-të.

Momenti më i rëndësishëm i ndeshjes erdhi në minutën e 57-të kur Nketiah realizoi golin e dytë personal për 3-2, i cili u pasua edhe më një gol tjetër në minutat shtesë i realizuar nga Saka që siguroi tre pikë të reja për skuadrën e tij.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ka mbledhur 57 pikë duke u renditur në vendin e pesë dhe vazhdon luftën për pozitën e katërt, kurse Chelsea mbetet i tri me 62 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button