Berisha akuzon ambasadoren amerikane për ndërhyrje në procesin gjyqësor të PD-së
Berisha akuzon ambasadoren amerikane për ndërhyrje në procesin gjyqësor të PD-së

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot ambasadoren amerikane Yuri Kim për ndërhyrje në procesin gjyqësor të partisë demokratike.
Berisha tha se tre burime që e kanë informuar për ndërhyrje në gjykatë dhe jashtë gjykate, por se gjithçka do ta bënte publike nëse kjo do të kërkohej nga SHBA-të.
Reagimi i Berishës erdhi pas Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, lidhur me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë e cila kishte njohur si legjitime nismën e Berishës për shkarkimin e ish kryetarit Lulzim Baza si dhe Kuvendin e organizuar prej tij për rithemelimin e Partisë Demokratike.
Duke iu drejtuar sërish me fjalët ‘guvernatorja’, Berisha ka reaguara ndaj ambasadores amerikane duke thënë se “kam marrë fund loja me kukulla”.
Përplasjet mes Berishës dhe ambasadores amerikane kanë pasur akuzat ndaj Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit i cili akuzon Berishën për përfshirje në korrupsion ndërsa i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA./ Alsat.mk