Ylli i filmit Luke Evans gjen dashurinë e vërtetë, zbulohet se ka nisur lidhjen me dizajnerin spanjoll Fran Tomas
Ylli i filmit Luke Evans gjen dashurinë e vërtetë, zbulohet se ka nisur lidhjen me dizajnerin spanjoll Fran Tomas

Luke Evans ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë.
Ylli i filmit është njohur me Fran Tomas, një dizajner grafik, me të cilin u takua gjatë kohës sa ndodhej në Australi.
Çifti kanë një lidhje të qetë prej një viti dhe së fundmi kanë qenë në pushime dimërore për ski me miqtë e shoubizit, Phillip Schofield dhe Kelly Hoppen në Francë.
“Ata janë të një mendjeje, me të vërtetë e kapin sensin e humorit të njëri-tjetrit dhe e komplimentojnë mirë njëri-tjetrin”, tregoi burimi.
Luke i lindur në Uells u nda nga ish-i dashuri Rafael Olarra dy vjet më parë.