Rusia përjashtohet nga Liga e Kombeve, shtohen gjasat e Shqipërisë

UEFA, pasi që përjashtoi klubet ruse nga garat e Ligës së Kampionëve, konfirmoi se Rusia është përjashtuar edhe nga garat në Ligën e Kombeve për 2022/23.
“Rusia nuk do të merr pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe automatikisht do të renditet e katërta në këtë grup. Për rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës së grupeve dhe do të renditen në vendin e 16-të dhe të fundit të Ligës B”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Pjesë e Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve janë Shqipëria, Islanda dhe Izraeli. Pas përjashtimit të Rusisë, Shqipëria tani ka gjasa edhe më të mëdha për ta fituar grupin.