Zelensky: Do të nevojiten 600 miliardë dollarë për të rindërtuar Ukrainën

“ Ukraina do të ketë nevojë për rreth 600 miliardë dollarë për të rindërtuar ekonominë dhe infrastrukturën e saj pas përfundimit të operacionit rus”, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
“Jam i sigurt se pas fitores do të bëjmë gjithçka mjaft shpejt”, tha Zelenski. Ai premtoi se do të krijojë një klimë tërheqëse investimi për kompanitë e huaja. “Do të keni akses në vendin tonë, në tregun tonë prej mbi 40 milionë banorësh”, tha presidenti ukrainas.
Kryeministri ukrainas Denis Shmigal ishte i pari që përmendi 600 miliardë dollarë. Ai tha se shuma do të nevojitet për të rindërtuar ekonominë dhe infrastrukturën në afat të gjatë…
Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se asetet e huaja të Bankës së Rusisë, të ngrira si rezultat i sanksioneve, mund të përdoren për të rindërtuar vendin. Ministria e Ekonomisë e Ukrainës vlerësoi shumën e tyre në 415 miliardë dollarë dhe kërkoi nga partnerët perëndimorë që të zhvillojnë një mekanizëm për konfiskimin e këtyre parave në favor të Kievit. Sipas ministrit rus të financave Anton Siluanov, Perëndimi ka ngrirë rreth 300 miliardë dollarë nga rezervat e Bankës Qendrore prej 640 miliardë dollarësh jashtë shtetit.