Ministrja Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, më datën 8 maj do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Izrael, përmes ftesës që i është bërë nga ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, YairLapid,
Sipas një njoftimi thuhet se në kuadër të kësaj vizite, ministrja Gërvalla do të takohet dhe do të bisedojë ndër të tjera me homologun e saj Lapid, me kryetarin e Jerusalemit Moshe Leon, ministrin për Jerusalemin dhe Trashëgiminë ZeevElkin, kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike UrielLynn dhe një grup mërgimtarësh, të cilët jetojnë në Izrael.
Po ashtu gjatë kësaj vizite temat kryesore do të jenë avancimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
“Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit, përmes të cilave Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Izraelit do të angazhohen për të promovuar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fushën e edukimit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, ujërave, shkencës, teknologjisë, inovacionit, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët. Vizita e ministres Gërvalla në këtë shtet është e para e një ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës, që nga njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli”, thuhet tutje në njoftim.