Ish-e fejuara e Deppit thotë se aktori ishte xheloz dhe person temperament

Aktorja Jennifer Grey ka thënë se procesi gjyqësor i ish-të fejuarit të saj, Johnny Dep dhe aktores Amber Heard “po ia thyen zemrën” dhe se shpreson që gjithçka “të zgjidhet shumë shpejt”.

Aktorja 62 vjeç, e cila ka qenë për kohë të shkurtër e fejuar me ikonën e Hollywoodit, 58 vjeç, ka deklaruar po ashtu se Deppi ishte person temperament dhe se shkaktonte konflikte vazhdimisht me të, raporton Daily Mail të shtunën.

“Gjithë çka mund të them rreth procesit gjyqësor është se zemra po më thyhet për secilin që është i përfshirë. Mendoj se është diçka e keqe dhe shpresoj që të zgjidhet. Ia dëshiroj secilit të mirën”, ka thënë Grey për Entertainment Tonight.

Jennifer ka thënë se Johnny ishte paranoik në raport me të, se çfarë bënte dhe ku shkonte.

Deklarata e saj vjen vetëm pak ditë pasi, ish-gruaja e Deppit, Amber Heard, 36 vjeç dëshmoi në gjykatë se Deppi e ka abuzuar fizikisht dhe verbalisht gjatë një udhëtimi me avion privat në maj të vitit 2014 nga Bostoni në Los Angeles, nga xhelozia se ajo po punonte me James Franco në The Adderall Diaries.

Ndërkohë, Jennifer e cila njihet edhe si yll i filmit të viteve 80-të shkroi në librin e saj për marrëdhënien e tyre në distancë se “Johnny po udhëtonte çdo javë nga Vankuveri, por kishte filluar gjithnjë e më rregullisht të kishte probleme: zënka në bare, përleshje me policët”.

Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje, duke argumentuar se artikulli i saj i vitit 2018 për “The Washington Post” për mbijetesën e dhunës në familje shkatërroi reputacionin dhe mundësitë e tij për karrierë, edhe pse ajo nuk e përmendi atë me emër në artikull. Ai ka thënë se pas akuzave të Heardit ndaj tij, ai ka humbur “asgjë më pak se gjithçka”.

Ata u martuan në vitin 2015, më pas u ndanë në maj të vitit 2016.

LEXO EDHE:

Back to top button