A ndihet përgjegjës Spasovski për rastin e “Via Komerc”? – Kjo është përgjigja e tij

A ndihet përgjegjës Spasovski për rastin e “Via Komerc”? – Kjo është përgjigja e tij

Gazetar: Igor Stefanovski

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk tregoi nëse ndihet përgjegjës për rastin e qendrës teknike “VIA Komerc”, shkruan Alsat.

Në këtë qendër teknike vitin e kaluar më 5 tetor është kontrolluar autobusi i “Besa Trans”, në të cilin u dogjën 45 pasagjerë në Bullgari më 23 nëntor të vitit të kaluar.

Tre ditë më vonë, më 26 nëntor, Spasovski lëshoi vendim për mbylljen e përkohshme të VIA Komerc.

Krijohet përshtypje se sot Spasovski iu shmang pyetjeve për përgjegjësinë dhe dilemat pse lënda u mbajt në sirtar për tre muaj.

“Prandaj Prokuroria ka hapur hetim dhe do të japë rezultatet”, tha Oliver Spasovski – Ministër i Brendshëm.

Gazetari: Cila është përgjigjja juaj për këtë, sepse Byroja e Sigurisë Publike ju ka njoftuar në gusht se kishte parregullsi?

Spasovski: Përgjigja ime është se aktualisht kemi hetim që është duke u zhvilluar dhe i cili do të japë rezultatet …

Gazetari: Në Ministrinë e Brendshme ka pasur edhe kontrolle të prokurorisë në dy sektorë, në cilët?

Spasovski: Aty ku lëshohen këto dokumente, pra në Sektorin për Çështje Administrative …

Gazetari: A ndiheni ju përgjegjës? Do t’ju pyes përsëri…..

Spasovski: Këtë do e tregojnë institucionet që bëjnë hetime për këtë çështje…”

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që nga java e kaluar është duke e hetuar rastin e Spasovskit. Prokuroria e Vilma Ruskoskës mori dokumente nga MPB-ja për të kontrolluar pse qendra teknike nuk është mbyllur menjëherë. Por deri tani nuk janë zbardhur detaje.

“Duke pasur parasysh sekretin e procedurës parahetimore, për momentin nuk mund të ndahen më shumë hollësi…”, thonë nga Prokuroria Publike.

Në të njëjtën kohë, në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup është duke zhvilluar procedurë parahetimore e cila ka të bëjë me lëshimet e tjera të mundshme nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e punës së “VIA Komerc”.

Spasovski sot për herë të parë ka folur publikisht për rastin me qendrën teknike, ndërsa pyetjeve të dërguara nga Alsat që nga janari, MPB-ja nuk iu ka përgjigje deri më sot. Spasovski që në gusht të vitit 2021 kishte marrë vesh për parregullsitë e qendrës teknike, por vendimi për mbylljen e saj erdhi vetëm pas aksidentit të “Besa Trans”.

Ndërsa në hetimin e prokurorisë bullgare shkaktar kryesor i tragjedisë është treguar pakujdesia e shoferit të autobusit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button